Sport
Krerët e FFK-së marrin pjesë në Kongresin e FIFA-s
Demokracia
10:08 | 31 Mars 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe nënkryetari, Bakir Burri kanë udhëtuar sot në Doha të Katarit, ku do të marrin pjesë në Kongresin e rregullt të FIFA-s.

Përveç punimeve të Kongresit, krerët e FFK-së do të marrin pjesë edhe në tërheqjen e shortit për fazën e grupeve të Kupës së Botës “Katari 2022”, i cili do të zhvillohet në muajt nëntor-dhjetor, njofton FFK-ja, përcjell Demokracia.com.

Gjatë qëndrimit disa ditor në Doha, Ademi e Burri pritet të takojnë homologë nga federatat e tjera, me qëllim të krijimit të urave të bashkëpunimit dhe të miqësisë./Demokracia.com/

Të ngjashme