Sport
FHK-ja shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-hendbollistit vushtrrias
Demokracia
19:27 | 23 Shtator 2021

Share:

Ish-hendbollisti vushtrrias, Valmir Meholli, ka vdekur të enjten pas një aksidenti. Vdekja e hershme e Mehollit ka tronditur klubin Vushtrria, por edhe gjithë komunitetin e hendbollit në Kosovë.

I ndjeri ka dhënë kontribut si lojtar te Vushtrria, ku do të mbahet mend gjithnjë.

Familjes Meholli dhe klubit Vushtrria, ngushëllime i ka shprehur presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

“Humbja e çdo hendbollisti është humbje për gjithë familjen tonë hendbollistike. Në këtë moment të vështirë, bashkëndjejmë me familjen Meholli dhe shokët e skuadrës të të ndjerit”, ka shkruar presidenti Saraçini. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024