Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Komisioni për Ankesa-shkalla e dytë, ka vendosur ta përgjysmoi dënimin e FC Prishtinës, shkruan Demokracia.com.
Skuadra bardhekaltër pas incidentit në ndeshjen Prishtina – Ballkani ku pati përleshje të tifozëve, dënoi FC Prishtinën me dy ndeshje lojë jashtë Prishtinë dhe dy ndeshje pa tifozë. Megjithatë, Shkalla e dytë ka anuluar vendimin e parë duke e dënuar Prishtinën me vetëm një ndeshje pa praninë e tifozëve.
Kjo nënkupton se Prishtina ndeshjen e radhës e luan me praninë e tifozëve.
“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Bekim Behrami dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.09.2022 shqyrtoi ankesën e FC “Prishtina” me nr Reference 1148/1 atë 13.09.2022 e cila I është kthyer Komisionit për Ankesa – shkalla e dytë nga Komiteti Ekzekutiv për rishqyrtim. Komisiomi për Ankesa fillimisht vërtetoj vendimin e Komisiomit Disiplinor – shkalla e parë datë 09.09.2022, me të cilin FC “Prishtina” , dënohet me dy ndeshje zyrtare të radhës jashtë fushës së vetë pa shikues (jashtë Prishtinës) dhe me gjobë 1200 euro, për shkak të incidentit në ndeshjen e xhiros së pestë të Albi Mall Superligës , Prishtina – Ballkani, zhvilluar me 04.09.2022 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Në rishqyrtimi e lendës vendimi I Komisionit për Ankesa ndryshohet pjesërisht.
VENDIM
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 23.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara ndryshoj pjesërisht vendimin e datë 13.09.2022 , me ç’rast duke u thirrur në nenin 119 pika C të Rregullores Disiplinore ndaj FC “ Prishtina” , merret masë lehtësuese zhvillimin e vetëm një ndeshje pa shikues dhe jashtë Prishtinës. Bazuar në këtë vendim FC “ Prishtina “ ndeshjen e radhës do ta zhvilloj në stadiumin “ Fadil Vokrri” dhe me prani të shikuesëve. Masa tjetër e denimit me gjobë prej 1200 eruro mbetet në fuqi.”, thuhet në vendimin e FFK-së. /Demokracia.com