Sport
FFK-ja pret që FIFA të dënojë Serbinë për flamurin skandaloz të shfaqur në Kupën e Botës, u quajnë akt agresiv ndaj shtetit të Kosovës
Demokracia
15:47 | 30 Nëntor 2022

Share:

U.D. Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Taulant Hodaj, ka folur për agjencinë e lajmeve AP në lidhje me ankesën që institucioni i futbollit në Kosovë ka paraqitur ndaj veprimit të përfaqësueses së Serbisë në dhomat e zhveshjes para ndeshjes Brazil-Serbi në Botërorin “Katari 2022”.

Shfaqjen e pankartës me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe slloganin “S’ka dorëzim”, FFK e ka quajtur akt agresiv ndaj Republikës së Kosovës dhe njëherësh veprim kundër vlerave të cilat i promovon FIFA dhe futbolli në përgjithësi.

U.D. Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Hodaj, ka dhënë detajet e ankesës së ushtruar, si dhe faktin që nga FIFA është konfirmuar hapja e procedurës disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë dhe se është vlerësuar përkushtimi i FFK-së në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të cilat i afirmon FIFA.

Ankesa e FFK-së ka bërë jehonë në media botërorte.

Deklaratën e Taulant Hodajt mund ta ndiqni KËTU në gjuhën angleze./Demokracia.com/

Të ngjashme