Auto&Tech
Ferrari plotëson çdo dëshirë, blerësi kërkon ulëse të veshura me material të xhinseve
Demokracia
16:26 | 17 Prill 2022

Share:

Ferrari SF9- Stradale Assetp Fiorano, është një plug-in hibrid me 1.000 kuaj-fuqi i pajisur me karrige të veshura me material të xhinseve – e më të njëjtin material është mbuluar edhe tabela komanduese.

E duket se Ferrari është i gatshëm të bëjë shumë kompromise për të kënaqur dhe përmbushur kërkesat e klientëve të pasur, kështu materialin e xhinseve e ka ofruar në ofertën e pjesëve të personalizuara.

Në katalogun e Ferrari figuron materiali i xhinseve i vendosur në një SF90 Stradale, që ndryshe njihet si Kurokii Superstone Bleach Denim.

Një njësi e tillë është porositur nga një blerës nga SHBA-të, kurse Ferrari i tillë u filmua në një auto sallon në Ford Loderdale në Florida.

Pronari i ardhshëm për një veturë me material të tillë duhet të ndajë mbi 500 mijë dollarë, nëse dëshiron ta ketë në garazh, transmeton Telegrafi.

Ferrari SF90 Stradale Asseto Firoano prodhon 1.000 kuaj-fuqi, që e vë në lëvizje motori 4 litërsh V8 me 780 kuaj-fuqi. Prodhuesi italian i shtoi edhe tre motorë elektrik që prodhojnë 220 kuaj-fuqi shtesë.

Të ngjashme
Auto&Tech • 01 Qershor 2024