Lajme
“Ferr” në Mariupol të Ukrainës| Rusët po sulmojnë çdo 30 minuta, qytetarët po vriten pa mëshirë
Demokracia
13:24 | 13 Mars 2022

Share:

Pamje të rënda nga Mariupol, tregojnë tmerrin që po e përjeton qyteti që ka pësuar më së shumti sulme nga Rusia këto dy javë, që prej kur nisi pushtimi i Ukrainës.

Al Jazeera raporton se rusët po sulmojnë çdo 30 minuta dhe të gjitha përpjekjet e autoriteteve që t’u dërgojnë ushqim dhe ujë banorëve, po dështojnë, përcjell Demokracia.com.

Një zyrtar lokal ka thënë se banorët që kanë mbetur të izoluar në këtë qytet janë duke e përjetuar “ferrin”.

Rreth 400 mijë banorë kanë mbetur ende në Mariupol, derisa kryetari Vadym Boychenko kishte bërë të ditur se forcat ruse pa mëshirë dhe me qëllim po sulmojnë apartamentet e civilëve, përcjell Demokracia.com.

Të premten, zyra për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara ka bërë të ditur se deri më tani janë vrarë 564 civilë, duke përfshirë 41 fëmijë.

Megjithatë, shifra aktuale e vdekjeve besohet të jetë shumë më e madhe se sa që po raportohet, por viktimat nuk janë identifikuar për shkak të sulmeve të vazhdueshme që po vazhdojnë./Demokracia.com/

Të ngjashme