Sport
Feronikeli ’74 arrin marrëveshje me Xhengiz Rexhepin, pritet edhe zyrtarizimi
Demokracia
19:05 | 17 Qershor 2023

Share:

Xhengiz Rexhepi nuk pritet që të largohet nga futbolli kosovar, madje ai do të jetë pjesë e Superligës.

Trajneri tetovar është afër që të marrë drejtimin e Feronikeli ’74, skuadër që për herë të parë do të garojë në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Express.

Presidenti i klubit nga Drenasi, Erlind Krasniqi, ka publikuar një fotografi me Rexhepin, me të cilin është takuar në Tetovë.

Krasniqi për “Express” ka konfirmuar se ka marrëveshje në parim me Rexhepin dhe pritet edhe firmosja e kontratës.
“U takova dhe u morëm vesh në parim me trajnerin Xhengiz Rexhepi, diskutuam disa detaje të vogla dhe mbetet vetëm firmosja e kontratës”, tha i pari i “Niklit”.

Krasniqi gjithashtu zbuloi se me 40-vjeçarin bëhet fjalë për një marrëveshje 1-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.

Kujtojmë re Rexhepi së fundmi ishte trajner te Liria, skuadër të cilën e riktheu në Superligë pas katër vjetësh.

Në Kosovë, ai ka drejtuar edhe Llapin e Dukagjinin.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024