Lajme
Ferizaj| Vdes një punëtor pasi bie nga lartësia
Demokracia
10:46 | 20 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur në vendin e tij të punës pasi ka rënë nga një lartësi në rrethana të panjohura.

Ngjarja ka ndodhur të hënën, më 19 qershor 2023 në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh policor, viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

ASGJËSIM DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE/Ferizaj 19.06.2023-11:22. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në vendin e punës , në rrethana të panjohura ka rënë nga një lartësi. Viktima është dërguar për tretman ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. “.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të ngjashme