Lajme
Ferizaj| Mjeku kujdestar në Emergjencë sulmohet me thikë nga një person
Demokracia
09:13 | 25 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

Një person në Ferizaj është arrestuar të shtunën pasi e kishte sulmuar me thikë mjekun kujdestar në në Qendrën Emergjente.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.

SULM/Ferizaj, 24.06.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Demokracia.com/

Të ngjashme