Sport
Fenerbahce njofton largimin e dy shqiptarëve, Berisha blihet nga Augsburgu
Demokracia
13:16 | 02 Korrik 2023

Share:

Mërgim Berisha është futbollist i ri i Augsburgut dhe kjo tanimë është zyrtare.

Sulmuesi kosovar ishte i huazuar te skuadra gjermane nga Fenerbahce, me Augsburgun që kishte shpenzuar 300 mijë euro për huazimin e tij.

Augsburg kishte një klauzolë për ta blerë përfundimisht Berishën dhe e ka shfrytëzuar atë në fund të sezonit.

Fenerbahce ka njoftuar zyrtarisht se Mërgim Berisha është transferuar te Augsburgu për shumën e katër milionë eurove.

Ndërkohë përpos Berishës një tjetër futbollist shqiptar është larguar nga gjiganti turk.

Mbrojtësi anësor nga Maqedonia e Veriut, Ezgjan Alioski është larguar nga kjo skuadër pasi ishte i huazuar nga skuadra arabe Al-Ahli.

Alioski rikthehet te skuadra arabe ku ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Të ngjashme
Sport • 08 Maj 2024