Sport
Federata e Xhudos e Kosovës licencohet nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport
Demokracia
13:29 | 17 Nëntor 2022

Share:

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka nënshkruar dje Licencën për Federatën e Xhudos e Kosovës, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.

Komisioni vlerësues për Licencim të Federatave Sportive kishte lëshuar rekomandimin pozitiv për Federatën tonë në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministri Çeku i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Federatës së Xhudos së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme