Sport
Federata e Futbollit të Danimarkës jep detaje të reja për gjendjen e Eriksenit
Demokracia
14:10 | 13 Qershor 2021

Share:

Federata e Futbollit të Danimarkës ka dhënë detaje të reja në lidhje me gjendjen shëndetësore të Christian Eriksenit.

Mesfushori danez i Interit ra pa ndjenja në tokë gjatë ndeshjes ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës në “Euro2020”, shkruan Demokracia.com.

Eriksen u raportua se pësoi atak kardiak andaj edhe kishte humbur vetëdijen, teksa ishte dërguar me urgjencë në spital.

Megjithatë, gjendja e tij më vonë u raportua se është stabile.

Shtëpia e futbollit të Danimarkës kanë njoftuar se ata kanë folur me Eriksenin, i cili iu ka dërguar përshëndetje bashkëlojtarëve të tij.

Njoftimi i Federatës së Futbollit të Danimarkës:

Në këtë mëngjes ne kemi folur me Christian Eriksenin, i cili i ka dërguar përshëndetje të gjithë bashkëlojtarëve. Gjendja e tij është stabile dhe ai po vazhdon të jetë në spital për ekzaminime tjera.

“Ekipi dhe stafi i kombëtares kanë marr asistencën për kriza dhe do të jenë për njëri-tjetrin pas incidentit të djeshëm”

“Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë për përshëndetjet e përzemërta për Christian Eriksenin nga tifozët, lojtarë dhe familjet mbretërore të Danimarkës dhe Anglisë, nga Asociacionet Ndërkombëtare, ekipet etj.”

“Ne inkurajojmë që të dërgoni përshëndetjet tuaja tek Federata e Danimarkës dhe do të sigurohemi që ato të shkojnë tek Christiani dhe familja e tij. /Demokracia.com

Të ngjashme