Klubi i Futsallit Prishtina e ka uruar presidentin e FFK-së, Agim Ademin për mandatin e dytë katërvjeçar në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është rizgjedhur në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës për një mandat të ri katërvjeçar.
Ademi ka marrë mbështetjen absolute me 42 vota për dhe një abstenim.
Në punimet e Kuvendit, që u zhvillua sot në selinë e FFK-së, morën pjesë 43 delegatë, derisa prezent në Kuvend ishin përfaqësues të UEFA-s, FIFA-s, FSHF-së, FFM-së, KOK-ut dhe MKRS-së./Demokracia.com/