Sport
Fanella e Maradonës kur shënoi golin “Dora e Zotit” del në ankand, dhurohen deri në katër milionë funte
Demokracia
18:38 | 20 Prill 2022

Share:

Një nga artikujt më të çmuar të kujtimeve në historinë e sportit është vënë në ankand.

Ofertuesit e pasur kanë mundësinë të blejnë fanellën e Diego Maradonës nga fitorja e Kupës së Botës 1986 kundër Anglisë, një lojë në të cilën ai shënoi golin që u quajt si “Dora e Zotit” dhe “Goli i Shekullit”, njofton DailyMail, përcjell Demokracia.com.

Ikona e futbollit, e cila vdiq në vitin 2020, ndërroi fanellën me mesfushorin e Anglisë, Steve Hodge pas ndeshjes dhe ai ka qenë në posedim të fanellës së çmuar për 35 vitet e fundit.

Hodge tani ka nxjerrë fanellën në shitje në Sotheby’s dhe ankandi online tashmë ka filluar.

Një shumë prej 4 milionë funtesh tashmë është dhuruar nga një blerës i interesuar, por kanë mbetur edhe dy javë që ofertuesit të vendosin pretendimin e tyre pasi ankandi përfundon më 4 maj./Demokracia.com/

Të ngjashme