Sport
Fanella e gjakosur e Valverdes në derbin madrilen, gruaja e tij: “Po ti nga lufta erdhe?”
Demokracia
13:37 | 19 Shtator 2022

Share:

Fede Valverde la gjithçka në derbin e Madridit. Djersë, gjithashtu edhe gjak. Bashkëshortja e anësorit, Mina Bonino, ka shpërndarë në Instagram një imazh të fanelës që uruguajani veshi në pjesën e parë, me disa njolla gjaku. “Po ti, nga lufta vjen, o vëlla?”, ka shkruar ajo në foto.

Mina ka lënë edhe një mesazh të këndshëm në Twitter për futbollistin e Real Madridit.

“Ajo që them është e parëndësishme, sepse unë jam gruaja jote dhe e kam të vështirë t’i ndaj gjërat. Por po përpiqem ta bëj, sepse të shikosh ty duke luajtur futboll është ajo që më pëlqen më shumë. Aq më tepër kur pashë dhe ndoqa rritjen tuaj. E di që ky është futbolli, dhe ajo që mund të shkojë mirë sot, mund të shkojë keq nesër. Por për sa kohë që do të shkojë mirë, unë do t’i njoh të gjitha arritjet tuaja dhe do të festoj ato me ty. E di që rruga është e gjatë dhe mbetet shumë, por dije sa krenare jam për ty dhe çfarë je bërë. Si profesionist dhe si njeri. Të dua”.

Të ngjashme