Lajme
Familjet me asistencë sociale nga ky muaj do të pranojnë asistencën në llogari bankare
Demokracia
15:37 | 28 Prill 2023

Share:

Ministria e Financave Punës dhe Transfereve (MFPT) ka njoftuar familjet përfituese të asistencës sociale se që nga ky muaj do të pranojnë mjetet e asistencës në llogaritë private bankare, bazuar në konfirmimet që kanë dorëzuar në Qendrat për Punë Sociale.

“Andaj, përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen tek zyrat apo pikat e bankave komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre, për të pranuar mjetet e asistencës. Deri më tani, asistenca sociale është shpërndarë përmes zyrave postare”, thuhet në njoftim.

Qeveria e “sakaton” Postën e Kosovës, më as pensionet nuk shpërndahen përmes saj

Në rast se ndonjë familje nuk pranon mjetet financiare për asistencës sociale për muajin prill 2023, atëherë duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën për Punë Sociale në komunën ku banon dhe të njoftojë zyrtaret e ndihmave sociale.

“Përjashtimisht, përfituesit e Asistencës Sociale me statut të azilantit apo refugjatit do të vazhdojnë të pranojnë asistencën në Zyrat Postare”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme