Lajme
Familjarët e pacientes turke rrahën infermierin sepse nuk e solli me kohë serumin
Demokracia
22:07 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Një grua dhe të afërmit e saj, të cilët shkuan në spital për shkak të dhimbjes së barkut në Gaziantep të Turqisë, sulmuan punonjësit e shëndetësisë dhe rojet e sigurisë, duke pretenduar se serumi ishte dorëzuar me vonesë.

Ndërsa nga incidentet kanë mbetur të plagosur shtatë persona, ndihma e parë i është dhënë një sulmuesi i cili ka pësuar infarkt.

Një paciente femër e quajtur N.B, e cila shkoi në Poliklinikën e Mjekësisë së Brendshme të Spitalit të Gaziantepit, “İnayet Topçuoğlu” për shkak të dhimbjes së barkut u drejtua drejt dhomës së urgjencës të spitalit për serum.

Gruaja e sëmurë me emrin N.B, babai i saj që ishte me të dhe një 15-vjeçar, sulmuan infermieren Z.B, e cila po përgatiste serum për një paciente tjetër.

Ngjarjet që nisën në dhomën e vëzhgimit dhe u përhapën në korridor u qetësuan nga ndërhyrja e rojeve të sigurisë, punonjësve të shëndetësisë dhe familjarëve të tjerë të pacientëve.

Ndryshe, tashmë policia turke ka arrestuar katër persona dhe ka nisur hetimet rreth incidentit. 

Të ngjashme