Sport
Familja e lojtarit të Real Madridit grabitet në Ibiza, bashkëshortja Mina Bonino tregon: “Më droguan!”
Demokracia
13:31 | 09 Korrik 2022

Share:

Familja e lojtarit të Real Madridit, Fede Valverde, ka pësuar një grabitje gjatë pushimeve të tyre në Ibiza, të cilën partnerja e futbollistit, Mina Bonino, e ka raportuar në rrjetet e saj sociale.

Ka qenë një grabitje, sipas asaj që dyshon dhe tregon gazetarja argjentinas, hajdutët kanë qenë pjesë e ‘grupit’ të shtëpisë me qira (kuzhinier personal, asistent etj.).

Por përveç kësaj, ajo thotë se për të kryer grabitjen, kriminelët e kanë spërkatur me një lloj gazi qetësues shtëpinë që e ka penguar atë të jetë e vetëdijshme gjatë grabitjes dhe në kushte shumë të këqija mëngjesin e nesërm. Aq shumë, saqë asaj iu desh të shkonte në spital për të bërë një analizë dhe për të gjetur se çfarë lloj droge kishte gëlltitur.

Mina Bonino në rrjetet e saj sociale detajon gjithçka me një humor jotipik të një situate të tillë, falë edhe faktit se shqetësimi i shkaktuar kishte të bënte vetëm me shuma ekonomike dhe jo me dëme personale.

E vetmja gjë, po, që Minës nuk i pëlqente ishte mundësia që hajdutët ta kenë parë të zhveshur duke fjetur, pasi për shkak të nxehtësisë që vuante nga gëlltitja e substancave të panjohura, ajo vendosi të flinte pa rroba. Për fat të mirë, gjithçka ka mbetur në një anekdotë dhe ajo dhe futbollisti dhe djali i tyre i përbashkët, Benicio, janë në gjendje perfekte pas asaj që ndodhi./Demokracia.com/

Të ngjashme