Auto&Tech
Facebook-u zvogëlon përmbajtjen politike për përdoruesit në disa vende
Demokracia
23:00 | 10 Shkurt 2021

Share:

Rrjeti social Facebook do të zvogëlojë përkohësisht përmbajtjen politike për përdoruesit në disa vendeve të botës.

Në listen e vendeve për këtë javë përfshihet Kanada, Brazili dhe Indonezia, ndërsa javëve të ardhshme do të përshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruajnë mediat e huaja, përcjellë Demokracia.com

Shefi ekzekutiv i rrjetit social, Mark Zuckerberg në janar pati thënë se si dëshironte të “ulte temperaturat” në përmbajtjen politike në faqet e rrjeteve sociale sepse “njerëzit nuk duan politikën dhe konfliktet të jenë pjesë e përvojës së tyre në shërbimet tona.”

Facebook-u do të bëjë përjashtime në përmbajtjet nga agjencitë dhe shërbimet zyrtare të qeverive, si dhe informacionet nga organizata shëndetësore lidhur me pandeminë COVID-19./Demokracia.com/

 

Të ngjashme