Auto&Tech
Facebook i kërkohet të japë informacione për ndikimin e platformave të saj te fëmijët
Demokracia
15:47 | 19 Tetor 2021

Share:

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid, ka thënë se kompania Facebook duhet të tregojë se çfarë di rreth dëmit që shkaktojnë platformat e saj te fëmijet.

Ai u ka thënë të martën ligjvënësve se është “befasuar” kur ka mësuar se një studim i brendshëm i Facebook-ut ka gjetur se 17 për qind e vajzave adoleshente kanë thënë se platforma Instagram – në pronësi të Facebookut – u ka përkeqësuar çrregullimet në ushqim.

Ai ka kritikuar këtë kompani pse nuk ka ndarë studimin me prindër, profesionistë të shëndetit publik dhe politikanë, duke shtuar se “duhet bërë gjënë e duhur” dhe duhet të publikohen informacionet.

Më herët gjatë këtij muaji, ish-punëtorja e Facebook-ut, Frances Haugen, ka akuzuar kompaninë se ka qenë e vetëdijshme për dëmin që u shkaktohet disa adoleshenteve dhe nuk ka qenë shumë e sinqertë në luftën kundër urrejtjes dhe dezinformimit, shkruan rel.

Facebook, në anën tjetër, ka thënë se këto pretendime nuk janë të vërteta dhe nuk ka të dhëna për t’i mbështetur ato.

Të ngjashme