Auto&Tech
Facebook dhe Instagram ndalojnë publikimin e lajmeve në Kanada – ekspertët e dënojnë këtë vendim
Demokracia
14:29 | 05 Gusht 2023

Share:

Ndalimi në qasjen e lajmeve brenda platformave të saj nga gjiganti i rrjeteve sociale Meta në Kanada është një “llogaritje e gabuar” e cila mund të dëmtojë gazetarinë dhe të promovojë shpërndarjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, kanë paralajmëruar ekspertët.

Kompania doli me njoftim mbi këtë lëvizje të enjten, duke thënë se ata kanë nisur procesin për ndalimin e qasjes në lajme nëpërmjet Facebook dhe Instagram për përdoruesit e tyre në Kanada.

Kjo politikë erdhi si rebelim ndaj ligjit të ri, Akti i Lajmeve Online, i krijuar në një përpjekje për të ndihmuar në ngritjen e fitimeve të mediave kanadeze duke detyruar kompani si Meta dhe Alphabet që të kontribuojnë në këtë aspekt, raporton Guardian, përcjell Telegrafi.

Kompania e ka përshkruar legjislacionin, të njohur si “Ligji C-18” – i miratuar më 18 qershor – si “jo-funksional” dhe ka argumentuar se mënyra e vetme për të respektuar ligjin është “t’i japë fund qasjes së lajmeve për njerëzit në Kanada”.

Disa përdorues të Instagram dhe Facebook në vend nuk po mund të shpërndajnë linqe të artikujve të lajmeve në këto platforma, duke përfshirë edhe linqet e storjeve edhe nga mediat jo-kanadeze si Guardian, Washington Post, New York Times dhe Al Jazeera Afrique.

Më herët gjatë këtij viti, Google gjithashtu kishte deklaruar se do t’i largonte linqet nga rezultatet e kërkimit, por se akoma nuk ka filluar ta bëjë këtë. Mbetet e paqartë se nëse gjiganti i kërkimit dhe platformat e tjera si X (ish-Twitter) dhe Bing do ta ndjekin shembullin e Meta-s.

Ekspertët e medias paralajmërojnë se masa thjesht mund të lërë një boshllëk që do të mbushet nga shpërndarësit e dezinformatave.

“Rezultati përfundimtar mund të jetë heqja e qasjes nga Meta në pothuajse të gjitha organizatat legjitime të lajmeve, por lënia e linqeve me lajmet nga media me reputacion, apo blogje dhe operacione të tjera me një person”, shkroi Laura Hazard Owen nga Nieman Lab i Harvard-it.

Michael Geist, profesor i drejtësisë në University of Ottawa dhe anëtarë i qendrës studiuese për ligjin në internet dhe tregtisë elektronike, Canada Research, tha se mediat kanadeze do pësojnë keq, veçanërisht mediat e vogla dhe të pavarura, të cilat mbështeten tek rrjetet sociale në krijimin e lidershipit të tyre. “Kjo politikë është një katastrofë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Timothy Caulfield, profesor në University of Alberta, i cili studion dezinformatat mbi mjekësinë dhe shkencën, deklaroi se edhe para miratimit të ligjit të ri, rrjetet sociale dhe forumet në internet ishin një forcë dominuese në shpërndarjen e terapive të paaprovuara dhe teorive konspirative mbi mjekësinë konvencionale.

Të ngjashme