Lajme
Evakuohet një fshat zviceran pas rrëshqitjes së gurëve
Demokracia
10:21 | 13 Maj 2023

Share:

Banorët e një fshati të vogël zviceran janë evakuuar të gjithë për shkak të rrezikut pasi rrëshqitjes së gurëve.

Më pak se 100 fshatarëve të Brienz-it iu dhanë vetëm 48 orë kohë për të paketuar ato që mundën dhe të braktisin shtëpitë e tyre, shkruan BBC.

Dy milionë metra kub shkëmb janë duke u shkëputur nga mali sipër teksa thuhet se një rrëshqitje e madhe gurësh mund të zhdukë fshatin.

Fshati është vlerësuar si një rrezik gjeologjik prej disa kohësh dhe është ndërtuar në tokë që zbret drejt luginës.

Rajonet alpine të Zvicrës janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ngrohjes globale – ndërsa ngrica e përhershme në male fillon të shkrihet, shkëmbi bëhet më i paqëndrueshëm.

Të ngjashme