Lajme
Eurojust propozohet për të trajtuar provat e krimeve të luftës
Demokracia
19:37 | 19 Maj 2022

Share:

Organit të bashkëpunimit gjyqësor të BE-së, Eurojust i janë dhënë kompetenca të reja për të hetuar krimet e luftës, të propozuara në kuadër të mizorive që dyshohet se janë kryer nga forcat ruse në Ukrainë.

Parlamenti Evropian njoftoi sot se kishte votuar për të miratuar një propozim të paraqitur nga Komisioni Evropian që lejon organin të ruajë dhe analizojë provat që lidhen me krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit.

“Kjo mund të përfshijë AND-në, gjurmë gishtash, fotografi, video ose regjistrime audio”, sipas një njoftimi për shtyp nga legjislatura e BE-së.

“Eurojust, e cila është me seli në Hagë, gjithashtu mund t’ua kalojë këto të dhëna organizatave si Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ose autoriteteve përkatëse kombëtare të BE-së”, thuhet në deklaratë, shkruan ATSH.

Diplomatët e BE-së që përfaqësojnë 27 vendet votun për të nënshkruar ndryshimin. Shtetet e BE-së duhet ende t’i miratojnë zyrtarisht ato përpara se të hyjnë në fuqi.

Të ngjashme