Lajme
VIDEO | FOTO: Eurodeputeti me fushatë të tmerrshme kundër UÇK-së, provokon rëndë nga ura e Ibrit
Demokracia
14:58 | 28 Tetor 2022

Share:

Serbët e veriut të Kosovës po paralajmërojnë rritje të tensioneve e bllokim të rrugëve, nëse Qeveria e Kosovës nuk e shtyn afatin për konvertimin e targave serbe në ato të Kosovës.

Pas paralajmërimeve të serbëve të veriut se ata do të bëjnë rezistencë nëse u konfiskohen targat dhe makinat, një mbështetje e madhe atyre u ka dhënë një deputet i Parlamentit Evropian, shkruan Demokracia.com.

Deputeti francez i ekstremit të djathtë, Nicolas Bay, ka postuar në Twitter një fotografi nga ura në Mitrovicë, duke zhvilluar një fushatë të tmerrshme kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bay i ka quajtur terroristë ushtarët e UÇK-së, ndërsa serbët heronj.

“Në vitin 1999, këta burra luftuan ditë e natë, duke rrezikuar jetën e tyre, për ta “mbajtur” këtë urë të Mitrovicës dhe për të penguar terroristët shqiptarë të UÇK-së që të pushtojnë Kosovën veriore. Ata janë heronj të popullit serb”, ka shkruar ai në Twitter.

Nga ura ai ka bërë edhe një deklaratë tjetër, duke e sulmuar UÇK-në, shkruan Demokracia.com.

“Këtu, në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së.”, ka shkruar eurodeputeti francez. /Demokracia.com/

Të ngjashme