Lajme
Estonia e gatshme ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt BE-së
Demokracia
15:43 | 15 Dhjetor 2022

Share:

Estonia është e gatshme që ta përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Estonisë, Urmas Reinsalu, pasi Kosova zyrtarisht ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE.

“Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Estonia qëndron e gatshme për ta përkrahur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Reinsalu në rrjetin social Twitter.

Të ngjashme