Lajme
Esklaon Jahja Koka: Mu s’mundet me m’hypë kërkush si kaçubet, prandaj mos çika ime
Demokracia
12:42 | 21 Shtator 2022

Share:

Deputeti Jahja Kokaj dhe deputetja Eliza Hoxhaj, gjatë komisionit për grevën në arsim, kanë pasur një debat.

“Është hipokrizi që kryeministri Kurti me e përdorë një terminologji të tillë ‘vëlla’ e ju sot i drejtoheni 500 herë një terminologji të tillë për me e zbutë situatën. Ose jemi institucion”, tha Hoxha.

Teksa Jahja Kokaj i është drejtuar Hoxhës duke i thënë se e njeh karakterin e saj, “prandaj ma motër çika ime a qysh me të thënë”.

“Unë jam individ i veçantë. Zonja Eliza, ti e shumë mirë sat ë çmoj, nuk ka kuptim kështu me m’thanë ti mu, që e dini ju që, kur të ndahen burri e gruaja mes vete, thonë mos ndërmjetëso fëmijët, fëmijët nuk munden me qenë në kusuritje. Unë e njoh karakterin tuaj, jeni shumë e butë.

Unë jam Jahja Kokaj s’ke nevojë ti me më lidh me atë tjetrin atë tjetrin, kur m’ka thënë njëni se t’ka hyp si kaçubet dikush, jo mu s’mundet me m’hypë kërkush si kaçubet, prandaj ma motër çika ime a qysh me të thënë.

Eliza Hoxha: S’jam as motra as çika jote, ok”, tha Kokaj.

Të ngjashme