Lajme
Eskalon krejt Ramabaja, i quan njësitet speciale “të manipuluar nga nëntoka politike”
Demokracia
20:58 | 01 Nëntor 2023

Share:

Profesori (askush nuk e di ku) dhe teleanalisti i afërt me pushtetin, Sadri Ramabaja, protestën e njësiteve më elitare speciale policore e ka quajtur “të manipuluar nga nëntoka e politikës” në një reagim që tejkalon caqet e mendjes së shëndoshë.

Edhe më të dhimbshme e bën kur po këtë “manipulim nëntoke politike” – që s’dihet as kujt i referohet as çka – ua atribuon edhe grevës së minatorëve të Trepçës, shkruan Nacionale.

Reagimi për të ardhur keq i Ramabajës:

Manipulimi i nëntokës politike me dy segmente të veçanta të shoqërisë sonë: me minatorët dhe me pjesëtarët e njësisë speciale FIT, kalon kufijtë e çoroditjes politike dhe shkon drejt absurdit e ksenofobisë.

Të ngjashme