Lajme
“Është mashtrim spektakolar” Statuti i ri i Asociacionit që “nuk shkel vijat e kuqe të palëve”, thotë Isa Mustafa
Demokracia
22:30 | 01 Nëntor 2023

Share:

Statuti i ri “evropian dhe modern” i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe që është ofruar nga pesë emisarët evropiano-amerikanë më 21 tetor u tha që, si i tillë, “nuk tejkalon vijat e kuqe të palëve”; përkatësisht as të Kosovës dhe as të Serbisë. Kjo deklaratë kaloi në heshtje dhe as nuk ngjalli reagime të qeverisë dhe partisë në pushtet, për të cilët, deri kohëve të fundit, secila fjali e ndërmjetësit evropian, Miroslav Lajçak, ishte brum denoncimi për anshmëri ndaj Serbisë dhe padrejtësi ndaj Kosovës. Tash hesapet, pas pranimit të Statutit nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë krejt tjera.

Për ish-kryeminstrin kosovar, Isa Mustafën, ky pretendim se gjoja është arritur një vizion përbashkues ku s’tejkalohen vijat e kuqe të palëve – kushtetueshmërisë dhe moskrijimin të një niveli të tretë të pushtetit si vija të kuqe të palës kosovare dhe kërkesave të Serbisë që ajo të konstitutojë tamam nivel të ri pushteti ekzekutiv për komunat të banuara me shumicë serbe si vija të tyre të kuqe – “do të jetë një mashtrim spektakolar”.

Kështu vlerëson zoti Mustafa në një përgjigje për Nacionale-n, pyetur se si e sheh deklarimin e ndërmjetësit evropian, Miroslav Lajçak, për këtë “mostejkalim” të vijave të kuqe.

Për Mustafën, s’ka dyshim se kjo do të jetë “një mashtrim”.

E ky “mashtrim…do të arsyetohet me Banjskën”, është i bindur ish-kryeministri.

Është vështirë të mendohet që një Asociacion, vetëmenaxhim-autonomi substanciale për serbët e Kosovës dhe të jetë krejt kushtetuese”, thotë Isa Mustafa.

Tonet ndaj fascilituesit ishin ashpërsuar si asnjëherë më parë e që do të kulmonin më 14 shtator si fascilitues që “ka braktisur funksionin e tij prej ndërmjetësi të paanshëm”, jo veç në përmbajtje, por edhe në pozicionin e tij, që jepej për fakt të kryer se “ka marrë anën e Serbisë”; gjë kjo që deklarohej nga vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Hiç më larg se dje – tashmë pas pranimit nga të dyja palët të draftit “evropian dhe modern” të Asociacionit – ndërmjetësi Lajçak dha edhe një fjali të ngjashme për nga përmbajtja; por reagime më s’pati. Tha që drafti i ri është asisoji “që nuk tejkalon vijat e kuqe të Palëve të përcaktuara paraprakisht”.

Kjo qysh në lexim të parë të jep një shije të hidhët. Si mund të pajtohen vijat e kuqe të palëve – pra, përputhja me Kushtetutën e Ksoovës dhe moskrijimi i një niveli të tretë pushteti në Kosovë me kërkesat më robuste për një nivel të ri pushteti ekzekutiv dhe me kompetenca të qarta për komunat të banuara me shumicë serbe të organizuara brenda një institucioni që i përmbledh të gjitha ato siç i kërkon Serbia.

Këtu vështirë se mendja mund të gjejë “vija të gjelbra” përbashkuese krahas “vijave të kuqe” të palëve.

Drafti i 2 majit

Në takimin e Nivelit të Lartë në Bruksel më 2 maj ishte shpalur drafti-Statuti i Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues i kryesuar nga deputetja në Parlamentin e Serbisë, e për më tepër bashkëpartiake e Presidentit të Serbisë, Danijella Vujiçiq.

Ky draft, që ishte shpaluar në Bruksel atë ditë, nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte vlerësuar për “dëshirë të zjarrtë për Republikë Serbe” në Kosovë dhe “në themel antikushtetues”; dhe për më tepër, gjithnjë sipas Kurtit, përbënte diku mbi 60 herë shkelje kushtetuese; kjo thuajse tri herë më antikushtetues se ai i 2015’ës që sipas vlerësimit kushtetetues asokohe përbënte devijim kushtetues në 23 nene.

Kryesuesja e këtij Ekipi Menaxhues, që u dekomisionua menjëherë atë ditë, Danijella Vujiçiq, duke folur për “Novosti”-n e Beogradit kishte treguar në vija të përgjithshme çka kishte kundërshtuar Kurti saktësisht.

Ajo tregonte se Kurti kundërshtoi Nenin 2 të atij drafti ku flitej “për territorin e Asociacionit dhe simbolet”; Nenin 17 që “parashihte” që Asociacioni të menaxhojë prona dhe asete publike, infrastrukturë dhe burime natyrore. “Ata e vënë në diskutim pjesën e të drejtës së Asociacionit të Komunave Serbe për të marrë para nga buxheti i Serbisë, si dhe Nenin 54 e cila i referohet faktit se Asociacionit i përkasin të mirat në përdorim të përgjitshshëm – rrugët, urat, tunelet, hekurudhat, parqet”, thoshte zyrtarja serbe.

Të ngjashme