Sport
“Është e shkruar që Lionel Messi të fitojë Kupën e Botës në Katar”
Demokracia
16:13 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq beson se Lionel Messi do ta fitojë Kupën e Botës këtë vit në paraqitjen e tij të fundit në këtë kompeticion si lojtar.

Argjentina ka arritur në gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe përballë do ta ketë Kroacinë.

Skuadra e Lionel Scalonit ka mundur Meksikën, Poloninë, Australinë dhe Holandën gjatë rrugës për në katër përballjet e fundit.

Messi ka qenë jetik për ‘La Albiceleste’ gjatë tre javëve të fundit, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë dy asistime në pesë paraqitje.

“Mendoj se tashmë është shkruar se kush do të fitojë, dhe ju e dini se kush e kam fjalën. Mendoj se Messi do ta ngrejë trofeun, tashmë është shkruar”, ka thënë Ibrahimoviq në një intervistë për Goal, transmeton Demokracia.com.

Ibrahimovic kaloi një sezon te Barcelona duke luajtur së bashku me Messin në 2009.

Pas një mosmarrëveshjeje me menaxherin Pep Guardiola, ai iu bashkua AC Milan si huazim vitin e ardhshëm përpara se të bënte një transferim të përhershëm në 2011./Demokracia.com/

Të ngjashme