Lajme
Escobar: Asociacioni nuk do të jetë një Republika Srpska
Demokracia
18:08 | 18 Maj 2023

Share:

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë me dije se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë nuk do të jetë një Republika Srpska.

Gjatë raportimit para Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, ai ka thënë se qëndrimi i SHBA-së është për Asociacionin është që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, BE-ja ka ofruar modele të ndryshme të Asociacionit.

“Nuk do të jetë një Republikë Srpska, ky është qëllimi jonë. BE-ja u ka ofruar modele, modele evropiane ku shtetet mund të japin shërbime në një gjuhë tjetër për shtetasit e saj, dhe në asnjë prej këtyre modeleve, nuk është që një shtet fqinj që mund të hyjë në një shtet tjetër e ta thyej kushtetueshmërinë apo strukturën ligjore të atij shteti.”, tha ai.

Ai ka bërë me dije se Kosova duhet ta formojë një model evropian të asociacionit.

“Pozicioni ynë është që Asociacioni është një marrëveshje e arritur, ligjërisht e obligueshme. Ne do ta bëjmë një model evropian, që nuk shkel sovranitetin e saj, apo Kushtetutën. Në mënyrën që ne e shohim është një formë e komunave që do të ofronin shërbime të komunave për serbët…Në fjalë të tjera, nuk e shoh këtë si koncesion i Serbisë, e shoh këtë si një mënyrë që Kosova të akomodojë ata persona që të kenë qasje në shërbimet e shtetit.” , u shpreh Escobar.

Escobar para senatit është duke raportuar se bashku me këshilltarin special Derek Chollet.

Të ngjashme