Lajme
Escobar: Asociacioni do të ndodhë, pyetja është me këtë apo me qeverinë e ardhshme
Demokracia
12:07 | 07 Qershor 2023

Share:

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, sot në Beograd përsëriti se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është “kërkesë ligjore” për Qeverinë e Kosovës.

Për çështjen e Asociacionit, Escobar tha se Kosova do ta bëjë atë, por se pyetja është nëse e bën me qeverinë aktuale apo atë të ardhshme.

“Në një moment, nëse Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin e saj, ajo duhet ta formojë Asociacionin. Pyetja është se a do të ndodhë kjo me këtë qeveri apo me qeverinë e ardhshme”, tha Escobar, raporton REL.

Sipas tij, të dyja palët – Kosova dhe Serbia – duhet të përqendrohen në planin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve dhe të ecin përpara me Asociacionin.

“Unë ende mendoj se mund t’i kemi të gjitha elementët, shumicën e elementeve, të realizuara këtë vit kalendarik”, tha Escobar.

Të ngjashme