Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar reperin me famë botërore, Action Bronson, si “reperi i suksesshëm amerikan” në postimin ku bënë të ditur se ky i fundit do të jetë në formacionin performues në edicionin e “Sunny Hill” që do të mbahet në Tiranë.
Për këtë ai ka marrë reagime nëpër rrjete sociale ku bëhet e ditur se Ariyan Arslani, emri i vërtetë i Action Bronson, është shqiptar. Ai ka lindur në SHBA por është me prejardhje nga Shkupi dhe këtë nuk e fsheh në asnjë intervistë ku prezantohet me krenari për origjinën e tij.
Listës së ⭐️ që do këndojnë në skenën e Sunny Hill Festival, i shtohet edhe reperi i suksesshëm amerikan, ACTION Bronson?.
Sunny Hill në Tiranë do të jetë ?. pic.twitter.com/TNvY81Zpus
— Erion Veliaj #EYC2022 ???? (@erionveliaj) August 13, 2022