Lajme
Erërat e forta, KEDS njofton për ndërprerje të rrymës në disa rajone
Demokracia
14:24 | 05 Gusht 2023

Share:

KEDS ka njoftuar se për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë disa rajone të Kosovës, disa vende kanë mbetur pa rrymë.

“Rajonet më të prekura momentalisht janë Gjakova, Malisheva dhe Peja, ndërkaq, sipas parashikimeve, pritet që mot i lig të mbretërojë edhe në rajonet e tjera të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

“Ekipet e KEDS-it janë mobilizuar në terren në mënyrë që dëmet e shkaktuara të evitohen sa më parë dhe konsumatorëve tanë t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”.

Të ngjashme