ShowBiz
Era Istrefi sjell të tjera poza provokuese nga prapaskenat e koncerteve të saj
Demokracia
23:35 | 12 Gusht 2022

Share:

Këngëtarja e njohur kosovare, Era Istrefi, ka qenë tejet aktive këtë verë.

Ajo ka publikuar dy projekte muzikore shumë të suksesshme, “Bebe” dhe “TKRKT”, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku vendor.

 

Foto: Era Istrefi/Instagram

Shumë prej paraqitjeve të saj spektakolare nëpër diskoteka, Era nuk heziton që t’i dokumentojë edhe për ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmi, këngëtarja 28-vjeçare publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqej mjaft provokuese në prapaskenat e një koncerti.

Foto: Era Istrefi/Instagram

E veshur me një kostum rozë dhe me prerja të shumta, interpretuesja e hitit “Live it up” u kujdes që të vë mjaft mirë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Përkundër bujës që bëri disa vite më parë në rrafshin ndërkombëtar, Era sivjet iu rikthye sërish tregun vendor të muzikës.

Të ngjashme