ShowBiz
Era Istrefi me paraqitje të mrekullueshme në këngën e re “TKRKT”
Demokracia
16:13 | 21 Maj 2022

Share:

Një muaj pas suksesit të jashtëzakonshëm me “Bebe”, Era Istrefi ka prezantuar këngën e radhës.

Ajo ditën e sotme (e shtunë) ka publikuar projektin e ri muzikor të quajtur “TKRKT”.

Siç shquhet për stilin e paraqitjet unike, këngëtarja edhe në këtë videoklip është shfaqur në formë të mrekullueshme.

Teksti dhe muzika e këngës është realizuar nga vet artistja, kurse për ‘beat’-in u kujdes Claydee dhe Paris Kalpos.

Videoja ndërkaq iu besua produksionit ‘Fati Media Group’, të cilët janë përkujdesur për çdo detaj.

Duhet vënë në fokus se ky është projekti i dytë i bërë nga Istrefi në menaxhimin e ‘Leaf Management’.

Besohet se edhe kjo këngë do të mirëpritet nga publiku e do të shndërrohet në një hit veror. /Telegrafi/

Të ngjashme