Sport
Enrique i bindur para ndeshjes së parë në Botëror: Qëllimi ynë është finalja
Demokracia
18:29 | 22 Nëntor 2022

Share:

Trajneri i skuadrës spanjolle të futbollit, Luis Enrique, ka thënë se ekipi i tij duhet të jetë i kujdesshëm ndaj Kosta Rikës në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit E në Botërorin e Katarit, përcjell Demokracia.com.

Lojtarët e Spanjës do të luajnë kundër Kosta Rikës të mërkurën nga ora 17:00 në stadiumin “Al THumama”.

“Ata do të luftojnë, do të përpiqen të na komplikojnë jetën dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Enrique, i cili shtoi se Kosta Rika ka disa lojtarë me përvojë, si portieri Keylor Navas dhe sulmuesi Joel Campbell.

Enrique tha gjithashtu se synimi i skuadrës spanjolle është të arrijë në finale të Kupës së Botës.

“Synimi ynë është të shkojmë në finale, nëse është e mundur. Nëse mund të luajmë shtatë ndeshje, pse të kënaqemi me pesë? Ky është synimi ynë, por është synimi i të gjitha seleksioneve të pranishme. Duhet të kemi besim”, tha trajneri i Spanjës./Demokracia.com/

Të ngjashme