Lajme
Ende nuk ka një datë të caktuar për pajisjen me pasaporta, kompania e kontraktuar tregon arsyet
Demokracia
22:57 | 13 Janar 2023

Share:

Qytetarët kosovarë janë përballur me probleme të shumta në muajt e fundit në planet e tyre për udhëtim, për shkak se Agjencia për Regjistrim Civil nuk ka lëshuar pasaporta, përveç për raste urgjente.

Arsyeja për këtë, sipas institucioneve, është mungesa e materialit me të cilin prodhohen pasaportat, e furnizimi me të cilin pritet që të bëhet në fund të janarit.

Më 10 janar, MPB-ja ka bërë të ditur se deri në fund të këtij muaji pritet të rikthehet furnizimi me material për prodhimin e pasaportave.

Në këtë njoftim, Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se “shpreh keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje”.

Por, kompania e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës, Veridoss, në një përgjigje për Gazetën Insajderi, ka thënë se “ashtu si shumica e industrive në mbarë botën, industria jonë përballet me sfida të zinxhirit të furnizimit”.

“Në raste individuale, kjo mund të ndikojë në oraret dhe të ndryshojë datat e dorëzimit. Shpresojmë që situata aktuale të ndryshojë së shpejti”, thuhet në përgjigjen e Veridoss.

“Sa i përket projekteve tona në Kosovë, ju lutemi kuptoni se kontratat tona me autoritetet publike janë subjekt i klauzolave strikte kontraktuale. Ne, si Veridos GmbH, nuk mund të komentojmë më shumë në lidhje me këtë çështje”, vazhdon tutje përgjigja e Veridoss.

Të ngjashme