Sport
Ende asgjë për të ardhmen e Mount, Chelsea dhe United do ta kenë një takim vendimtar
Demokracia
14:14 | 27 Qershor 2023

Share:

Manchester United ka për objektiv kryesor për repartin e mesfushës transferimin e Mason Mount.

Megjithatë gjiganti anglez po has në vështirësi të mëdha të nënshkruaj me mesfushorin ofensivë.

Djajtë e Kuq kanë bërë tre oferta të njëpasnjëshme në drejtim të Chelseat, por që të tria ato janë refuzuar nga Chelsea.

Oferta e fundit nga United ishte 55 milionë funte, ofertë që mbetet ende e vlefshme.

Fabrizio Romano ka njoftuar se drejtuesit e dy skuadrave kanë angazhuar një takim të drejtpërdrejtë për të zhvilluar bisedat për Mount.

Takimi mes dy klubeve pritet të mbahet në 48 orët e ardhshme dhe do të jetë vendimtar për të ardhmen e mesfushorit.

Mount ka marrëveshje personale me United, derisa ka kontratë me Chelsean deri në qershor të vitit 2024.

Të ngjashme