Sport
Emri i Ronaldos del sërish në skenë te Napoli, drejtori i italianëve jep sqarime
Demokracia
12:03 | 27 Tetor 2022

Share:

Në fund, dihet që palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët, mirëpo duke njohur situatën në të cilën po kalon CR7 tek United, në media të ndryshme është përfolur për një rikthim të pistës Napoli.

Gjithsesi, ai që mendon të shuajë të gjithë zërat, para se ato të nisin edhe të kumbojnë më tepër, është vetë drejtori sportiv i të kaltërve, Cristiano Giuntoli. Ky i fundit thekson se nuk ka asnjë shans që Napoli të transferojë Ronaldon në janar.

“Ronaldo te Napoli në merkaton e janarit? Jo, ne nuk do të transferojmë asnjë lojtar në janar. Kjo skuadër nuk ka nevojë për asnjë ndryshim. Ne po bëjmë shumë mirë aktualisht dhe të paktën për momentin nuk kemi planifikuar asnjë lëvizje në merkaton e janarit”, theksoi Giuntoli./SS/

Të ngjashme