Sport
Empoli “shokon” Amir Rrahmanin me shokë, Bajrami kontribuon me super-asistim
Demokracia
17:34 | 24 Prill 2022

Share:

Empoli ia ka shkaktuar një disfatë të dhimbshme Napolit në garën e tyre për titull të kampionit.

Nikoqirët triumfuan 3:2 me përmbysje në rezultat ndaj napolitanëve në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A, shkruan Demokracia.com.

Napoli kishte avantazhin e dyfishtë me Mertens dhe Insignen që realizuan dy golat e parë të takimit.

Përmbysja e madhe e Empolit nisi në minutën e 80-të duke e ngushtuar avantazhin me Hendersonin dhe Pinamontin që barazoi shifrat shtatë minuta para fundit.

Ky i fundit ishte heroi i Napolit duke realizuar golin e fitores në minutën e 88-të me ndihmën e mesfushorit shqiptar, Nedim Bajrami që asistoi për mrekulli në zonë.

 

Amir Rrahmani u paraqit për 90 minuta për Napolin në këtë përballje.

Napoli me këtë disfatë mbetet në pozitën e tretë me 67 pikë, kurse Empoli ka 37 pikë në vendin e 14-të./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024