Lajme
Emocionuese: Rexhep Selimi nga Haga shkruan tekstin e këngës “Na jem ti”
Demokracia
19:53 | 13 Nëntor 2022

Share:

Ismet dhe Shpëtim Gashi, i kanë kushtuar këngë babit të tyre, dëshmorit Beqir Gashi me titull “Na jem ti”.

E veçanta e këtij projekti muzikor është se tekstin e ka shkruar nga Haga ish-luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryetari i OVL e UÇK-së, Faton Klinaku.

“Me tekst të Rexhës u publikua kënga, “Na jem ti”, kënduar nga djemtë e dëshmorit, Beqir Gashi, Ismeti dhe Shpëtimi. Muzika dhe orkestrimi i kësaj kënge janë bërë nga këngëtari i mirënjohur, Hysni Klinaku”, shkroi ai në Facebook.

Të ngjashme