Sport
Emocionuese | Igball Jashari, pasardhësi i familjes Jashari këndon këngën “Mora Fjalë” gjatë prezantimit te ekipi i parë i Prishtinës
Demokracia
22:06 | 01 Nëntor 2022

Share:

Futbollisti i ri, Igball Jashari është prezantuar në ekipin e parë të FC Prishtinës nën urdhrat e kryetrajnerit Ismet Munishi.

Igballi, pasardhësi i familjes Jashari nga Prekazi i Skenderajt gjatë prezantimit ka kënduar këngën “Mora Fjalë”, e cila i kushtohet komandantit legjendar, Adem Jasharit, shkruan Demokracia.com.

Faqja zyrtare e FC Prishtinës ka shpërndarë pamjet në Facebook.

“Igballi që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skënderajt, siç e do zakoni, e ka kënduar një këngë para lojtarëve në tubimin e parë me skuadrën para ndeshjes me Trepçën ’89”.

“Sulmuesi 17-vjeçar është prezantuar para lojtarëve me këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë”, e cila i kushtohet Komandantit legjendar, Adem Jashari”, shkruhet në postimin e FC Prishtinës./Demokracia.com/

Të ngjashme