ShowBiz
Emocionuese| Banorët risjellin këngën ikonike shqipe të Vaçe Zelës
Demokracia
08:17 | 01 Janar 2023

Share:

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme të banorëve të Big Brother VIP Kosova me rastin e Vitit të Ri, në shtëpinë e “Vëllait të Madh” ka mbretëruar atmosferë super festive.

Ndër momentet më kulminante ishte intreptetimi i këngës ikonike shqiptare të legjendës së ndjerë Vaçe Zelës, “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Ata e kanë kënduar këtë perlë shqiptare me shumë emocion e duke përçuar pozitivitet tek shikuesit e formatit televiziv më të ndjekur në trojet shqipfolëse.

Të ngjashme