ShowBiz
Emina Çunmulaj e bën me shtëpi një familje shqiptare
Demokracia
09:03 | 26 Shkurt 2021

Share:

Emina Çunmulaj financon ndërtimin e shtëpisë për një familje shqiptare.

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj është e njohur për thjeshtësinë dhe zemërgjerësinë e saj.

Ajo ka shpërndarë një video në rrjetin social Instagram, ku tregohet se Emina ka kontribuar për të bërë me shtëpi një familje, e cila më parë jetonte në tendë, në bashkëpunim me fondacionin “Fundjavë Ndryshe”, shkruan Demokracia.com.

“Zemra ime është e plotë kur shoh dhe e di që edhe një familje tjetër do të flejë në një vend të sigurt. Çdo fëmijë kudo në botë meriton një shtëpi të sigurt dhe të rehatshme”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka falenderuar bashkëpunëtorët e saj t+ cil+t ndihmojn+ shum+ shqiptar+.

“Njerëzimi është fuqia jonë më e fortë”, ka thënë Çunmulaj.

https://www.instagram.com/tv/CLuAR9cgFLY/?utm_source=ig_web_copy_link

Për fund, ajo ka bërë thirrje për bashkim në iniciativën për të bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024