Lajme
Emërohet ministri i ri i Financave
Demokracia
14:10 | 24 Shkurt 2021

Share:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka liruar sot nga detyra e Ministres së Financave, Hykmete Bajramin, pas kërkesës së kësaj të fundit.

Në vend të Bajramit, me këtë ministri do të udhëheq zëvendësministri Agim Krasniqi.

Express ka siguruar vendimin e Qeverisë ku thuhet se Krasniqi është emëruar Ministër në detyrë i Ministrisë së Financave.

Lexo edhe: 

https://demokracia.com/hykmete-bajrami-jep-doreheqje-nga-pozita-e-ministres-se-financave/

 

Ndryshe, në letrën e dorëheqjes, të cilën Bajrami ia ka dërguar Kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, ajo ka shkruar se arsyeja e dorëheqjes është personale.

Bajrami ka shkruar në letrën e dorëheqjes se do të angazhohet si deputete në Kuvendin e Kosovës, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

“Kërkoj nga ju të më lironi nga detyra e ministres së Financave në detyrë. Po largohem, nga pozita e ministres për arsye personale, dhe do të angazhohem në pozitën e deputetes në Kuvendin e Republikës pas certifikimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Bajrami në kërkesën për dorëheqje.

 

Të ngjashme