Auto&Tech
Elon Musk “trondit” kriptovalutat me ndryshimin e ikonës së Twitter, rritet vlera e Dogecoin
Demokracia
22:53 | 03 Prill 2023

Share:

Miliarderi CEO dhe pronari i Twitter, Elon Musk, ka ndryshuar papritur logon e Twitter.

Pasditen e së hënës, zogu blu i firmës u zhduk dhe u zëvendësua nga imazhi “historik” në internet, qeni Dogecoin.

“Siç premtova”, shkroi ai në llogarinë e tij personale.

Sipas coinmarket vlera e dogecoin u rrit deri në 20%.

Ndryshimi erdhi pasi miliarderi Elon Musk mori kontrollin e gjigantit të mediave sociale në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh në tetor 2022. Ndryshimi i logos Doge ka shkaktuar reagime të ndryshme nga përdoruesit e Twitter.

Disa e shohin shkëmbimin argëtues dhe në përputhje me sensin e humorit të Musk.

Megjithatë, të tjerët po pyesin nëse platforma është hakuar apo nëse kjo është një shaka e vonuar e 1 prillit.

Të ngjashme