Auto&Tech
Elon Musk thotë se qeni i tij është kryeshefi ekzekutiv i Twitterit
Demokracia
14:36 | 12 Prill 2023

Share:

Burri i dytë më i pasur në botë, Elon Musk, e dha një intervistë befasuese për BBC-në me ç’rast bëri shaka duke deklaruar se Floki, qeni i tij i racës Shiba Inu, tani është kryeshefi i platformës së famshme Twitter, të cilën ai e bleu vitin e kaluar për një shumë prej 44 miliardë dollarësh.

“Unë nuk jam në krye të Twitterit. Qeni im është kryeshefi i platformës”, deklaroi Musk për televizionin e famshëm.

Komenti i tij i çuditshëm vjen pak muaj pasi miliarderi 51-vjeçar i postoi disa fotografi të qenit të tij i veshur me kostum dhe kravatë, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: “Kryeshefi i ri i Twitterit është i mahnitshëm. Ai është shumë i zoti me numra”.

Babai i dhjetë fëmijëve, Elon Musk, në këtë intervistë të fundit po ashtu zbuloi se nganjëherë flenë në zyrat e Twitterit, duke e shfrytëzuar divanin në një librari në të cilën nuk shkon askush.

Të ngjashme