Auto&Tech
Elon Musk premton të dhurojë 100 milion dollarë
Demokracia
13:58 | 22 Janar 2021

Share:

Elon Musk ngacmoi potencialin kreativ të shumë personave në përpjekjen e tij të fundit filantropike të enjten: një konkurs që synonte të inkurajonte teknologji më inovative të përthithjes së karbonit, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.

“Po dhuroj 100 milion dollarë si çmimi për atë që do të zbulojë teknologjinë më të mirë të thithjes së karbonit”, shkroi Musk në Tëitter, duke shtuar se ai do të siguronte “detaje javën e ardhshme”.

Musk, CEO i Tesla dhe SpaceX i cili së fundmi e tejkaloi Jeff Bezos si personi më i pasur në botë, së fundmi u kërkoi këshilla ndjekësve të tij në Tëitter se si t’i shprëndante më mirë paratë e tij.

“Reagimet kritike vlerësohen gjithmonë,  si dhe idetë për të dhuruar për ide që bëjnë një ndryshim”, shkroi Musk në Twitter këtë fillim muaji.

Në 2012, Musk nënshkroi Giving Pledge, një iniciativë e nisur nga Bill Gates dhe Warren Buffett që u kërkon nënshkruesve të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurisë së tyre brenda jetës së tyre. Ai ka dhuruar kryesisht në drejtim të shkencës dhe arsimit inxhinierik, kërkimit të energjisë së rinovueshme, kërkimit pediatrik dhe kërkimit në eksplorimin e hapësirës njerëzore.

Por një vlerësim nga Forbes në shtator zbuloi se Musk kishte dhuruar vetëm 100 milion dollarë – më pak se 1% të vlerës së tij neto, e cila përbëhet kryesisht nga aksione në kompanitë e tij.

Akoma, konkursi i propozuar i Musk për kapjen e karbonit do të shkonte drejt një kauze që ka të ngjarë të luajë një rol të madh në luftimin e ndryshimit të klimës duke ecur përpara, veçanërisht nën administratën e Biden.

Të ngjashme