Auto&Tech
Elon Musk paralajmëron një platformë të re sociale
Demokracia
09:42 | 30 Mars 2022

Share:

Elon Musk tha se po mendon seriozisht për të krijuar një platformë të re sociale.

Miliarderi nuk ndau ndonjë specifikë se si do të dukej apo si do të funksiononte platforma që po mendon të krijojë. CEO i Tesla dhe SpaceX bëri këtë deklaratë pasi pretendon se Twitter nuk lejon fjalën e lirë.

Musk shkroi në Twitter: “Duke pasur parasysh se Twitter shërben si sheshi publik de facto i qytetit, dështimi për t’iu përmbajtur parimeve të fjalës së lirë minon rrënjësisht demokracinë. Çfarë duhet bërë?”, tha ai duke pyetur më pas nëse nevojitet një platformë e re sociale.

Në një tjetër postim, Musk tha se “fjala e lirë është thelbësore për një demokraci funksionale” dhe vuri në dyshim nëse Twitter “i përmbahet me rigorozitet këtij parimi”.

Të ngjashme
Auto&Tech • 01 Qershor 2024