Auto&Tech
Elon Musk i jep vetes titullin ‘Technoking of Tesla’
Demokracia
16:54 | 15 Mars 2021

Share:

Elon Musk ka hequr titullin e tij të shefit ekzekutiv dhe e kurorëzoi veten “Technoking of Tesla”.

Musk do të ruajë ende pozicionin e tij të shefit brenda kompanisë, tha paraqitja e Komisionit të Letrave me Vlerë të SHBA (SEC), transmeton Demokracia.com

Zyrtari kryesor financiar i Tesla-s, Zach Kirkhorn, ka titullin e ri “Master of Coin”.

Kjo mund t’i referohet blerjes së Bitcoin të kompanisë prej 1.5 miliard dollarë (1.1 miliardë funte) këtë vit.

As Z. Musk dhe as Kirkhorn nuk kanë dhënë hollësi për kuptimet e titujve të rinj.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi një investitor i Tesla paditi Z. Musk dhe kompaninë për një seri tweet’s “të çrregullta” dhe “të paligjshme”.

Avokatët e Chase Gharrity akuzuan Z. Musk për publikimin e deklaratave të rreme në lidhje me financat e Tesla për dhjetëra miliona ndjekës të tij.

Në maj të vitit të kaluar, Z. Musk ndau një tweet duke pretenduar se vlera e aksioneve të Tesla ishte “shumë e lartë”.

Komentet e tij bënë që vlera e tregut të kompanisë të ulej me 13 miliardë dollarë./Demokracia.com

Të ngjashme